Danimarkës do t’i mungojnë 3 titullarë ndaj Shqipërisë

434
Danimarka nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë Shqipërisë më 4 shtator në Kopenhagen, pasi nuk do të ketë në dispozicion 3 lojtarë të formacionit të parë.
Nicolai Bolisenen, Simon Polsen dhe Kristian Eriksen nuk do të jenë gati për ndeshjen me kuqezinjtë duke ia lehtësuar punën De Biasit.
Morten Olsen e di mjaft mirë që sfida me Shqipërinë vendos vendin e dytë në grup, që do të thotë kualifikim direkt, por duhet që të bëjë pa tre titullarë.
Vështirësia më e madhe qëndron në zëvendësimin e Kristian Eriksen, pasi është pjesë e boshtit kryesor të danezëve.
Megjithatë nga dëmtimet ka përfituar një shqiptar, që është grumbulluar nga Danimarka. Bëhet fjalë për Riza Durmishin, i cili luan në kampionatin vendas me Bondbin. 
Sigal