Mustafa: Kosova kthim në binarë Jo prerje kokash në emër të Allahut

481
Sigal

Me një qëndrim të ashpër, kreu i LDK-së Isa Mustafa flet për ndalje të keqpërdorimit të fesë islame dhe prerjes së kokave në emër të Allahut, edhe pse nuk përcakton qartë se cilit realiteti i referohet. Në një postim të tij në rrjetin social Facebook Mustafa thotë se Kosova duhet të kthehet e të eci në binarë normal. Ndër temat që preku z. Mustafa, ajo më delikatja dhe e trajtuar më ashpër nga kreu LDK-së është feja. Në linja të trasha, sipas Mustafës, feja islame në Kosovë po ngjall urrejtje fetare e gjinore në vend të dashurisë për njerëzimin. Duke pohuar dhe se muslimanët me mjekrat e tyre nuk i ngjajnë qytetarëve të Kosovës. “Feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun. Ne kemi nevojë t’i ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. “- shkruan kreu i LDK-së Mustafa në facebook. Gjithashtu Isa Mustafa në postimin e tij në rrjetin social shkruan për rënie të optimizmit dhe për problematikat që has Kosova në këtë periudh tranzicioni duke përmendur dukuri si korrupsioni, diploma “fast-food” dhe njerëz që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Zgjidhja e këtyre problematikave sipas kreut të LDK-së është në dorën e qytetarëve dhe institucionet e vendit. “Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona”- mbyll postimin e tij z. Mustafa.