Moti i keq në Itali. Shkon në tre numri i viktimave, mes tyre dhe atletja norvegjeze

418
Sigal

Një uragan i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Focene, në komunën e Fiumicinos, i ka marrë jetën një 27-vjeçareje.

Era ka fluturuar makinën në të cilën po udhëtonte e reja, një Smart, duke i marrë jetën në vend asaj.

Nuk ka asnjë informacion tjetër mbi këtë ngjarje siç raportojnë mediat fqinje, ndërsa kryebashkiaku i qytetit pranë Romës, Esterino Montino, tashmë është informuar për çfarë ka ndodhur.

Viktima kishte ndaluar pranë një pike karburanti, kur uragani e ka ngritur së bashku me makinën, dhe e ka hedhur rreth 10 metra larg.

Kjo erë e furishme gjithashtu ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale në zonë.

ndërkohë ngjarje e rëndë është shënuar edhe në jug të Italisë, ku një atlete norvegjeze, ndërsa po zhvillonte një garë malore, u godit nga rrufeje, duke humbur jetën.

Edhe pse iu dha ndihma e shpejt, 45-vjeçarja nuk ia doli të mbijetonte.

Moti i keq i ka marrë jetën e dhe një të moshuari, ndërsa është gjetur i mbytur pak orë pasi familja kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij.