“Interpoli”, SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Stop provokimeve

499
Sigal

Pas “ngeljes” së shtetit të Kosovës në Interpol, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila thekson se institucionet e vendit janë plotësisht të integruara, duke shtuar se me këtë rezultat të gjithë humbasin.

Në reagim mes tjerash Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje dhe mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas saj, ky është i vetmi instrument i përmirësimit të raporteve të fqinjësisë së mirë.

Ajo bën thirrje që të dyja vendet të ulin tensionet dhe provokime e tyre dhe këtë duhet ta zëvendësojnë me rrugën e dialogut.

“Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore.

Shumica e vendeve e kanë parë këtë gjë dhe e kanë mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, përkundër fushatës, të udhëhequr nga Serbia, për t’iu bërë presion vendeve për ta kundërshtuar kërkesën e Kosovës.

Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL kurrë nuk ka qenë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të mbyllur një boshllëk kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë humbasim.

Ne vazhdojmë fuqimisht ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja. Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet ti shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE.

Të dyja, Serbia dhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit. Për ta arritur këtë, i nxisim të dy vendet që ti shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për arritjen e një ujdie.”, ”, thuhet në njoftim.