Kishte dy javë e humbur në pyll, mësuesja gjendet pasi të gjithë i kishin humbur shpresat

599
Sigal

Një grua që ishte zhdukur për dy javë në Pyllin Makavao të Mauit, në Havaj, është gjetur gjallë edhe kur shumë të tjerë i kishin humbur shpresat.

Amanda Eller, një mësuese joge nga SHBA, ishte zhdukur prej 16 ditësh dhe u gjet nga shpëtuesit buzë një rrëkeje.

Sipas operatorëve që e shpëtuan, ajo ishte e djegur nga dielli, por ishte në gjendje  mjaft të mirë shëndetësore.