“Mos u tremb, është ish-burri! E vrava 20 vite më parë me sëpatë!”

498
Sigal

Ishte duke mbjellë patate në kopshtin e tij pranë shtëpisë kur mbeti i tmerruar nga ajo që zbuloi, një kafkë njeriu.

Por kopshtari u “qetësua” nga gruaja e tij: “Mos u tremb, është burri im i parë. E vrava 20 vjet më parë”. Zbulimi ndodhi në një fshat në rajonin Omsk të Siberisë.

Gjakftohtë, gruaja i rrëfeu ngjarjen më pas bashkëshortit të saj aktual, duke i thënë se kishte vrarë burrin e saj të parë me sëpatë gjatë një grindjeje, pasi ai ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe kishte nisur ta dhunonte. Ajo e kishte qëlluar për vdekje burrin e saj dhe kishte varrosur në kopshtin pranë shtëpisë dhe që atëherë për të nuk dihej asnjë gjë, teksa gruaja kishte thënë se ai kishte shkuar për të punuar dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Ajo i kërkoi burrit aktual të mos i tregonte gjë policisë, por ai nuk e fshehu krimin. Pasi mbërriti në banesë, policia gjeti edhe eshtra të tjera të viktimës së varrosur 20 vite më parë. Gruaja u vu në pranga, ndërsa përballet tashmë me një akuzë për vrasje dhe një dënim deri në 10 vite burg.

“Duke mbjellë patate, ky person mund të ketë shpëtuar jetën e tij”, tha një bashkëfshatar.