Gjendet e vdekur në apartamentin e saj stilistja e famshme

472
Sigal

Stilistja me famë botërore, Kate Spade është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Nju Jork.

TMZ shkruan se Spade, 55 vjeç, ka varur veten në apartamentin e saj. Ajo nisi punën në vitet ‘80 për revistën e femrave “Mademoiselle” në Manhatan.

Ndërkohë, kulmin e karrierës e arriti me dizajnimin e kuletave së bashku me bashkëshortin e saj Andy, me të cilin u martua në vitin 1994.