“Mos luani me durimin tonë”, vazhdojnë protestat kundër shqipes në Shkup

451
Mijëra njerëz kanë hyrë në ditën e shtatë të protestave në Shkup, në kundërshtim të përdorimit të gjuhës shqipe zyrtare.

Protestuesit këndonin këngë patriotike dhe brohorisnin: “Mos luani me durimin tonë”. Mijëra qytetarët maqedonas kundërshtojnë platformën shqiptare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit, ishte mesazhi i qartë për Shkupin nga zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Hojt Brajan Li.

Li i ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe të formohet sa më parë qeveria e re paszgjedhore.

Një ditë më parë presidenti Ivanov u dërgoi letër ndërkombëtarëve ku kërkonte që platformë shqiptare të dënohej pasi sipas tij është krijuar në Tiranë fakt që prek sovranitetin e vendit.

Nga ana tjetër platforma shqiptare nuk është ashtu siç e përshkruan presidenti Gjorge Ivanov. Ajo është hartuar në Shkup ndërsa në Tiranë është kryer vetëm akti formal i firmosjes.

Edhe partia LSDM e Zoran Zaev i kërkon Ivanov që të ndalojë me fjalorin e urrejtjes dhe t’i jap mandatin Zaev. 
Sigal