VIDEO| Nikollovski pyet BDI-në: Ku është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë?

152
Sigal

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në ClickPlus në TV21 potencoi se VMRO-DPMNE-ja ka rezerva për iniciativën “Ballkani i hapur”, ndërkaq shton se “BDI është PËR”.

“Gjithmonë kur BDI-së i bie rejtingu, shkon kah nacionalizmi, kah temat si Kosova, Shqipëria… Gjithmonë kur duan të flirtojnë me shoqërinë ndërkombëtare, flasin se projekti “Ballkani i hapur” është i mirë, kurse Kosova është kundër asaj marrëveshje”, tha Nikollovski.

Ai e pyeti BDI-në se ku është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe në cilin kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të ketë ndalesë me projektin “Ballkani i hapur”?

“Pak është paradoks se si VMRO-DPMNE-ja të ketë rezerva për “Ballkanin e Hapur”, kurse BDI është për”, tha më tej Nikollovski.