Momentet dramatike, i akuzuari për mashtrim u përpoq të hidhej nga kati i 20-të i grataçelës në New York që të mos arrestohej nga FBI (VIDEO)

90
Sigal

Një mashtrues, i cili prezantohej si pasardhës i një familjeje të pasur xhamajkane, kërcënoi të hidhej nga kati i 20-të i një rrokaqielli në Manhatan, ndërsa FBI-ja u përpoq ta arrestonte.

Ian Mitchell, 35 vjeç,i cili autoritetet thonë se nisi skemën e dyshimtë në vitin 2015, theu dritaren brenda një apartamenti të ndërtesës 72-katëshe të CitySpire dhe u përpoq të hidhej prej dritares rreth orës 8:40 të mëngjesit, thanë burimet.

Momentet dramatike, i akuzuari për mashtrim u përpoq të hidhej

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon Mitchell me këmbët e varura në dritare ndërsa njerëzit qëndrojnë jashtë duke parë dhe filmuar, raporton nypost.

Policia dëgjohet duke u thënë kalimtarëve të futen brenda ndërtesës ose të zbresin poshtë bllokut.

Që nga mëngjesi i së mërkurës vonë, Njësia e Shërbimeve të Emergjencave të NYPD ishte në vendngjarje dhe po përpiqej të fliste me burrin, sipas burimeve. Ai nuk kishte armë me vete.

Një zëdhënës i FBI-së ka konfirmuar se “ne jemi duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit në përputhje me një hetim në vazhdim”.

Mitchell e reklamoj veten si “Ian Matalon”, një i afërm i biznesmenit të pasur xhamajkian, Joseph Matalon, dhe pretendoi se ishte një bankier investimesh.