Mister në Greqi, rrëzohet në det helikopteri zjarrfikës, zhduket ekuipazhi

155
Sigal

Një helikopter zjarrfikës Mi 8, i cili mori pjesë në një operacion për shuarjen e zjarrit të madh në Samos, u rrëzua pasditen e sotme në det në zonën e Agios Minas, në veri të Paleochorit.

Në bordin e helikopterit ndodheshin 4 persona, tre të huaj dhe një grek të cilët rezultojnë të zhdukur.

Helikopteri zjarrfikës Mi-8 u rrëzua në det në rrethana të paspecifikuara aktualisht.