Zjarr i madh në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë

189
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në rrethim jashtë fabrikës së çimentos në qytetin e Fushë Krujës.

Deri tani raportohet se janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme tokë dhe shkurresh që gjenden në zonën përreth.

Sipas informacioneve të para zjarri mendohet të jetë vendosur qëllimisht nga barinjtë e zonës ndërsa zjarrëfikësit po mundohen të vënë nën kontroll flakët.