Qeveria hungareze ka vendosur që të rekrutojë policë të rinj që t’i angazhojë në vëzhgimin e vijës kufitare me Serbinë për të parandaluar hyrjen ilegale të emigrantëve në këtë vend, ka lajmëruar sot kreu i kabinetit të qeveritar në Hungari, Janos Lazar. Në një konferencë për shtyp, Lazar ka thënë se njësitet e rojave kufitare do të themelohen në kuadër të policisë hungareze, transmeton Indeksonline.
“Mijëra policë do të vendosen në vijën kufitare me Serbinë, me qëllimin që të mbrojnë këtë pjesë të kufirit”, ka thënë Lazar. Ai ka thënë se ky veprim është i nevojshëm për shkak të agresivitetit dhe sjelljes së keqe të atyre që provojnë të hyjnë në Hungari ilegalisht. Hungaria në muajin Nëntor përfundon ndërtimin e murit 3.5 metra të lartë, dhe 177 kilometra të gjatë në vijën kufitare me Serbinë, ndërsa projekti është kritikuar ashpër nga Beogradi dhe Agjencia e OKB-së për refugjatë, ka shkruar Reuters.