Sulmohet me armë një klinikë në SHBA, plagosen 5 persona

154
Sigal

Pesë persona mbetën të plagosur ditën e sotme në Minnesota të SHBA, pas disa të shtënave në Klinikën e Kujdesit Shëndetësor Allina në Buffalo.

Sipas CNN, tre nga pesë të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa është arrestuar personi që dyshohet se është përgjegjës për sulmin.

Identiteti i tij nuk është publikuar ende, ndërsa nuk dihen as motivet e këtij sulmi.