Rritet çmimi i karburantit, qytetarët: Qeveria të ndërmarrë politika frenuese

705
Në qoftë se dëshiron të lëvizësh me automjetin personal, me siguri duhet të bësh llogaritë mirë. Në kryeqytet për një litër karburant duhet të paguash gati deri në 200 lekë, pasi çmimi për këtë produkt vazhdon të njohë rritje të konsiderueshme. Edhe pse tashmë është bërë refren që shqiptarët paguajnë më shumë se çdo vend tjetër në rajon, çmimi i hidrokarbureve ka marrë ashensorin e ngjitet lart e më lart. Kuptohet, që e gjithë kjo, i peshon në kurriz qytetarëve. Ata pohojnë se përveç se paguajnë shumë shtrenjtë, marrin një cilësi të dobët.
Konsumatorët kërkojnë që qeveria të ndërmarrë politika frenuese për çmimet e karburanteve dhe të mos lejojë abuzime në pikat e furnizimit. Këtë kërkesë, një qytetar ia ka bërë virtualisht edhe kryeministrit. Meqenëse Rama ka njoftuar mbylljen e pushimeve, qytetari i kërkon që me nisjen e shtatorit, qeveria t’i hedhë një sy edhe çmimit të karburantit, pasi në shtetin fqinj, Maqedoni, shkruan ndjekësi i Ramës në Instagram, litri i naftës kushton 120 lekë, ndërsa në Shqipëri vetëm rritet.
Sigal