Humb jetën xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin

436
Në Siri ka humbur jetën Mirza Haklaj, një shqiptar nga Podgorica, njëherit njëri prej anëtarëve të ISIS-it që vërehet në videon e incizuar me kërcënime xhihadiste ndaj Ballkanit. Informacionin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e Haklajt, transmeton “lajmpress.com”.
Video incizimi me titullin “Xhihadi është nder, porosi ballkanasve”, e publikoi Media Qendra El Haxhat, qendra propaganduese e formuar me qëllim që porositë e ISIS-it të arrijnë te opinioni perëndimor. Pas vdekjes së Haklajt, në Siriende gjendet bashkëshortja e tij me dy fëmijët.
Para shkuarjes në Siri, Mirza kishte jetuar në periferinë e Podgoricës në Stari Varosh, kurse lajmin për vdekjen e tij në Mal të Zi e ka konfirmuar bashkëshortja e tij. Para se të shkonte në luftë, ai kishte njoftuar familjen në Podgorisë se së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre kishte marrë rrugën për në Tunizi. 
Ai kishte postuar edhe fotografi nga vija e frontit në të cilat shihet edhe djali i tij duke pozuar me revole dhe pushkë. Drejtoria e policisë së Malit të Zi, thotë se nuk ka informacione nëse Baliq vazhdon të gjendet në Siri apo ndoshta në ndërkohë ka ndryshuar vendbanimin e tij.
Sigal