Michael Schumacher/ 10 vite pas aksidentit tragjik, rrëfehet i vëllai Ralf

36
Sigal

Detaje të reja të kujdesit 24-orësh të Michael Schumacher kanë dalë në dritë pasi shënohen dhjetë vjet nga aksidenti i tij fatal në ski. Kujtohet se më 29 dhjetor 2013 shtatë herë kampioni i botës në F1 ka pësuar lëndime të rënda në kokë gjatë skijimit në resortin Meribel në Alpet Franceze. Vëllai i Michael Schumacher, Ralf pranoi se shtatë herë kampioni i botës mund të mos shërohet plotësisht.

54-vjeçari “Sumi” u fut në koma artificiale dhe iu nënshtrua disa operacioneve. Sipas Daily Mail, familja e tij ndër vite ka mbajtur sekret të plotë rreth gjendjes së tij. Njëkohësisht ndodhet në shtëpi ku merr kujdes të vazhdueshëm nga stafi mjekësor dhe partnerja e tij e jetës Korina.

Sipas BILD , si pjesë e kujdesit dhe rehabilitimit të tij, Schumacher u rikthye në një Mercedes të përmirësuar me AMG. Lëvizja kishte për qëllim të stimulonte trurin e tij me tinguj të njohur pasi ai kaloi më shumë se dy dekada ose në sediljen e shoferit ose në kategori të tjera.

Gjithashtu shtohet se për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë mjekësor, pranë tij janë deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë, ndërsa bashkëshortja e tij Korina ka vendosur rregulla të rrepta se kush e viziton “Sumi”. Mes këtyre njerëzve janë Jean Todt dhe Luca Bandur.

Vihet re se fansat e Schumacher do të kenë mundësinë të shohin një dokumentar të ri me pesë episode për jetën e tij që do të nisë të transmetohet sot nga rrjeti televiziv gjerman ARD. Dokumentari më i fundit është realizuar në Netflix në vitin 2021 kur Corina foli për gjendjen e tij shëndetësore.

“Më mungon Michael i kohëve të vjetra. Jeta është e padrejtë ndonjëherë. Michael ka qenë shumë me fat gjatë gjithë jetës së tij. Por më pas ndodhi ky aksident tragjik”, tha Ralf Schumacher. “Për fat të mirë, shkenca e avancuar mjekësore ofron shumë mundësi. Megjithatë, asgjë nuk është si dikur”, shtoi ai.