Më shumë se 1.800 refugjatë, janë shpëtuar në brigjet e Libisë në detin Mesdhe

454
Më shumë se 1.800 refugjatë janë shpëtuar gjatë të dielës në operacione të veçanta në brigjet e Libisë në detin Mesdhe, sipas të dhënave të rojes bregdetare italiane. Siç është raportuar, një total prej 1.830 personash janë shpëtuar në katër anije të dëmtuara dhe dy gomone. Në gjashtë operacione të veçanta shpëtimi u angazhuan tre anije italiane dhe dy anije nga Britania dhe Irlanda. Gjatë këtij viti më shumë se gjysmë milioni emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në brigjet e Evropës, ndërkohë që 2.980 prej tyre kanë humbur jetën rrugës.
Sigal