Gazetarja në Japoni vdes pas 159 orë pune shtesë në një muaj

479
Kanali televiziv publik japonez NHK i kërkoi sot falje prindërve të një prej gazetarëve të reja që vdiqë me probleme kardiake ndërkohë që ajo kishte punuar 159 orë shtesë në një muaj.
Miwa Sado, 31 vjeç, që mbulonte aktualitetin politik në Tokio, u gjet e vdekur në krevatin e saj në korrik 2013.
Një vit më pas, autoritetet dolën në përfundimin se vdekja e saj kishte ardhur për shkak të numrit të lartë të orëve shtesë. Ajo kishte patur vetëm dy ditë pushim muajin para se të vdiste.
NHK-ja u detyrua ta bënte këtë çështje publike katër vite më pas nga presioni i prindërve të viktimës, që kërkonin që të merren masa për të evituar raste të ngjashme.
Çdo vit në Japoni, dhjetëra persona vdesin nga probleme vaskulare cerebrale, kriza kardiake apo vetvrasje për shkak të mbingarkimit në vendet e tyre të punës.
Në korrik, prindërit e një puntori 23 vjeçar të një kantieri në stadiumin olimpik të Tokios që bëri vetëvrasje kërkuan dëmshpërblime dhe njohje nga qeverisa se vetëvrasja e tij erdhi për shkak të mbingarkimit.
Ky nënpunës i një kompanie ndërtimi, që kishin filluar të punonte mbi projektin në dhjetor, kishte akumuluar 200 orë shtesë në muajin para se të vdiste, ndërsa policia kishte gjetur një letër ku shkruante se “kishte arritur limitin fizik dhe mendor”.
Sipas një raporti qeveritar mbi vdekiet për mbingarkesë pune të publikuar sot, për vitin që kaloi, 191 raste të ngjashme janë raportuar.
Sigal