Mbi 1 mijë emigrantë zbarkojnë në portin e Pireut

520
Një traget me më shumë se 1.000 emigrantë në bord mbërriti të mërkurën në portin e Pireut në Greqi, teksa fluksi i njerëzve që largohen nga zonat e konfliktit me familjet e tyre vijon pavaresisht temperaturave të ulëta të dimrit.
Organizata “Mjekët pa kufij” deklaron se 31 për qind e të ardhurve në Evropë gjatë këtij muaji janë fëmijë, dhe se vetëm në 12 ditë 5,700 fëmijë kanë kaluar kanalin e rrezikshëm mes Turqisë dhe Greqisë për të vijuar më pas udhetimin drejt vendeve të pasura të europës.
Idrisi 18-vjeç nga Afganistani ka tre muaj që është larguar nga shtëpia dhe udhëton i vetëm përmes Turqisë.
“Kam ikur nga vendi im për shkak të dhunës dhe pasigurisë,” thotë ai, duke shtuar se deshira e tij është të studiojë në Gjermani.
Edhe Dunia së bashku me kushërinjtë e saj kanë destinacion Gjermaninë. 27 vjecarja ka lënë Alepon në Siri për shkak të bombardimeve të vazhdueshme teksa familja e saj ndodhet në Europë.
“Po shkoj në Gjermnani sepse familja ime ndodhet atje“, thotë ajo.
Menjëherë pasi klandestinët zbritën nga trageti, vullnetarë të ndryshëm iu shërbyen atyre caj të ngrohtë, fruta dhe sende të tjera për të vijuar udhëtimin e tyre 8 orësh me autobus drejt Athinës. Sipas agjencisë UNHCR, më shumë se një milion refugjatë kanë kaluar detin gjatë 2015, gati pesë herë më shumë se në vitin e kaluar.
Sigal