Mbërrijnë në Holandë 193 viktimat e avionit malajzian, shpallet ditë zie

378
Sigal

Dy aeroplanët me 193 trupat e holandezëve që humbën jetën në Grabovë të Ukrainës mbërritën pasditen e sotme në Holandë, e cila ka shpallur ditën e sotme ditë zie. Ekspertët do të fillojnë verifikimin e të viktimave, shumica prej të cilëve janë hollandezë. Dy avionët ushtarakë hollandezë dhe australianë, që mbanin trupat e viktimave zbarkuan në Eindhoven, të pritur nga familja mbretërore hollandeze, kryeministri Mark Rutted he qindra të afërm të viktimave. Këmbanat e kishave ranë 5 min përpara se të uleshin avionët. Një flotë e madhe detare qëndronte pranë për të përcjellë trupat në kazermat në jug të qytetit të Hilversum për t’u identifikuar, proces i cili pritet të zgjasë me muaj. Ndërkaq ka shqetësime në rritje se vendi i rrëzimit të avionit nuk ka qenë i izoluar si duhet duke rrezikuar zhdukjen dhe manipulimin e provave. Rebelët pro-rusë akuzohen gjerësisht për rrëzimin e avionit malajzian 6 ditë më parë. Ndërkohë luftimet midis pro-rusëve dhe ukrainase kanë vazhduar edhe ditën e sotme ku dy avionë ushtarakë ukrainas janë rrëzuar në Urainën Lindore, vetëm 35 metra larg vendit të rrëzimit të fluturimit 17, 6 ditë më parë.