Manipulim në KLD? Dyshime se 2 gjykatës Apeli ishin paracaktuar

525
Sigal

TIRANE – Debate dhe dyshime për manipulimin e procesit të votimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për kandidaturat për emërimin e dy vëndeve vakant në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë.
Një orë para emërimit, A1Report publikoi nga burimet lajmin se emrat e Gurali Barhimllarit dhe Nertila Kosovës, ishin marrë vendim apo votuar edhe në ndonjë vend tjetër jashtë KLD-së për këto dy poste, para se të diskutoheshin kandidaturat në Këshill. Dhe kështu ndodhi, Brahimllari dhe Kosova, u emëruan me votim në Këshilli i Lartë i Drejtësisë si dy gjyqtarët e rinj të Apelit për Krimet e Rënda.
Dy emërimet në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda i zënë vendin Ina Ramës, ku mund të rikthehej në detyrën para marrjes së mandatit të Kryeprokurores, sipas ligjit për përfundimin e mandatit të kreut të akuzës.
Në mbledhjen e të mërkurës në KLD, që u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, nuk u futën në rendin e ditës 3 propozimet e Ministrit Nasip Naço, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në mbledhje.
Naço kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për inspektorin e KLD-së Arjan Qafa, i cili është denoncuar ILDKPKI për dyshime në falsifikimin e deklaratave për të ardhurat e bashkëshortes në vlerën 70 mijëeuro dhe për dhurimin e 8 mijë eurove nga motra dhe vëllai;
si dhe hapjen e procedurave për emërimin e kryetarit të gjykatës së Durrësit si dhe për emërimin e ish kryetares së Gjykatës së Krimeve të Rënda në postin e gjyqtares në Faktin në Tiranë.
Me një deklaratë një ditë më parë KLD njoftoi se nuk do futeshin në rendin e ditës këto propozime, pasi zëvendësminstri i Drejtësisë i kishte depozituar në më pak se 48 orë para mbledhjes.
Vendimet e tjera të KLD-së ishin:
Emërimi i Esmeralda Cekajt kryetare e gjykatës së Faktit në Lushnje
Artan Hajredinaj, kryetar i gjykatës së Faktit në Tropojë
Admir Belishta, kryetar i gjykatës së faktit në Korçë
Roland Jaupaj, kryetar i gjykatës së faktit në Fier