Masat e ashpra të ndërmarra nga qeveria turke kufizojnë liritë e shprehjes

420
Sigal

Raportuesi special  i OKB-së per te Drejtat, Lirite e mendimit dhe shprehjes

 

GJENEVË / ANKARA (18 Nëntor 2016) – Raportuesi Special i Kombeve të
Bashkuara për të Drejtat dhe Liritë e mendimit dhe shprehjes, David Kaye
shprehu indinjatën e tij të thellë në lidhje me masat e autoriteteve turke, të
cilat sipas tij janë në kundërshtim me mendimin e pavarur dhe liritë e
shprehjes. “Qeveria turke ka imponuar masa drakoniane që kufizojnë lirinë e
shprehjes”, tha z. Kaye pas vizitës së tij zyrtare një javore në Turqi.

 

“Shtypi, media, mediat online, njerëzit e artit dhe kulturës, zërat
opozitarë dhe shumë të tjerë po përballen me një presion të paprecedentë dhe një
censurë të egër të autoriteteve turke. I bëj thirrje qeverisë dhe autoriteteve
turke që të heqin dorë menjëherë nga ky kurs dhe t’i rikthehen mbrojtjes dhe
promovimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve turq, të drejta këto të
garantuara nga kushtetuta dhe nga aktet e ligjet ndërkombëtare për të drejtat
dhe liritë e njeriut”, theksoi Kaye.

 

Zoti Kaye tha, se Turqia po përballet me shumë kërcënime, ndërsa shprehu një
simpati të veçantë për të gjithë qytetarët turq që vazhdojnë të vuajnë pasojat
e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut, viktimat dhe të
plagosurit gjatë tentativës së grushtit të shtetit dhe institucionet
demokratike të Turqisë. “Sigurisht që
Turqia ka përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së çdo personi brenda kufijve të
territorit të saj dhe të garantojë vazhdimësinë e respektimit të të drejtave
dhe lirive demokratike”,
theksoi z. Kaye.

 

“Përfaqësuesit e qeverisë ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me çështje që
kanë të bëjnë me sigurinë, të cilat sigurisht që janë një arsye për të cilën çdo
qeveri duhet të jetë e shqetësuar. Megjithatë, sulmet e pajustifikuara ndaj
avokatëve, gjyqtarëve, gazetarëve, njerëzve të artit dhe kulturës, akademikëve
dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, minojnë sigurinë dhe polarizojnë
shoqërinë dhe gjenerojnë mungesën e një stabiliteti afatgjatë”, theksoi ai.

 

Eksperti i OKB-së nënvizoi faktin se mbrojtja e jetës dhe mbrojtjen e
institucioneve demokratike duhet të përfshijë një sërë masash, të cilat sipas
tij duhet të jenë në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare që ka Turqia.
Ai shprehu shqetësimin e tij dhe atë të institucionit që ai përfaqëson, se shumë
ligje – në veçanti ligji kundër terrorizmit, dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme,
ndryshimet në ligj për kritikat dhe shpifjet ndaj Presidentit, të cilat sipas
ndryshimeve ligjore konsiderohen vepra të rënda penale, rregullimet e reja mbi
përdorimin e internetit – imponojnë sulme të panevojshme dhe joproporcionale
mbi lirinë e shprehjes, madje dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Gjatë vizitës së tij ai vërejti se ligjet anti-terror po përdoren rregullisht
si referencë për të kriminalizuar dhe për të konsideruar si antiligjore të
gjitha raportimet e mediave dhe si mënyrë për t’i mbyllur gojën mediave. Sipas
tij, gjendja e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes është tejet e rëndë.  “I bëj thirrje qeverisë turke që urgjentisht të
lirojë të gjithë ata që mbahen në burg për ushtrimin e të drejtave të tyre të
lirisë së mendimit dhe shprehjes”, u shpreh z. Kaye.

 

Raportuesi Special i Kombëve të Bashkuara tha se kishte nderin që gjatë
vizitës së tij një javore në Turqi të takohej me disa prej personave të
arrestuar nga autoritetet turke për shkak të punës së tyre në media. Takimet u
zhvilluan me lejen e Ministrisë së Drejtësisë.

                                                         

Gjatë vizitës së tij, z. Kaye zhvilloi takime me pesë të arrestuar, gazetarë
dhe drejtues të gazetës “Cumhuriyet”, të cilët mbahen në ambientet e burgut të
Silivri, në Stamboll, konkretisht z. Hakan Karasënër, Bylent Utku, Gyraj Tekin Ëz,
Mustafa Kemal Gyngër dhe Ënder Çelik. Ai gjithashtu zhvilloi dhe një takim me
shkrimtare dhe aktivisten e të drejtave të njeriut, Nexhmije Allpaj në burgun e
grave në Borokoj, në Stamboll dhe bisedoi me avokatët dhe përfaqësuesit e të
paraburgosurve të tjerë.

 

Z. Kaye tha se Ministria e Drejtësisë e Turqisë fatkeqësisht u ka mohuar të
drejtën për takime me përfaqësuesit e tyre ligjorë, tetë shkrimtarëve dhe
gazetarëve të tjerë të burgosur; Aslë Erdogan, Ahmet Alltan, Mehmet Alltan,
Kadri Gyrsel, Murat Sabunxhu, Turhan Gunay, Musa Kart dhe gjyqtarin penal të
Kombeve të Bashkuara Aydën Sefa Akaj. “I bëj thirrje qeverisë që të lirojë jo
vetëm përsonat e lartpërmendur, por të lirojë dhe kolegët e tyre dhe të
burgosurit, të cilët përballen me akuza ngjashme dhe që janë arrestuar në të
gjithë vendin”, theksoi z. Kaye.

 

Eksperti i OKB-ja shprehu shqetësim e tij dhe për numrin arlament të
pushimeve nga puna në universitete dhe media. “Këto masa jo vetëm që janë
drastike dhe të ekzagjeruara, por janë veprime të kryera në mungesë të plotë të
transparencës”, theksi ai. “Ashtu sikundër akuzon përfaqësuesit e medias, qeveria
akuzon dhe njerëzit e thjeshtë për krime të rënda, por pa paraqitur asnjë provë,
në mungesë në një procesi të rregullt dhe në mungesë të plotë të transparencës”.

 

Ai vuri theksin në rëndësinë e krijimit të mekanizmave të pavarura
shqyrtimit dhe funksionimin e sistemeve të apelimit të akuzave. Zoti Kaye
gjithashtu tërhoqi vëmendjen për sulmet mbi të drejtën e lirisë së shprehjes së
artistëve kurdë, pëfaqësuesve të medias dhe akademikëve.

 

Organizatat joqeveritare kanë raportuar për një përkeqësim të ndjeshëm
hapësirës dhe kushteve të punës, përfshirë pezullimin dhe mbylljen e 370
organizatave jo qeveritare më një vendim të posaçëm me datë 11 nëntor 2016.
Sipas tij, shoqëria civile po përballet përballet me presionin dhe kontrollin në
rritje të qeverisë dhe me censurën dhe presionet e vazhdueshme administrative.

 

“Turqia ka patur një shoqëri civile active, të cilën autoritet duhet ta
mbrojnë dhe promovojnë”, tha z. Kaye. “Shoqëria civile është aleati i çdo
qeverie në promovimin e stabilitetit dhe rritjen ekonomike. Me keqardhje të
thellë me duhet të them që është e qartë që masat e ndërmarra nga autoritetet
turke janë në drejtim të kundërt”.

 

Duke iu referuar bllokimit të portaleve dhe blogjeve online, përfshirë dhe
shërbimet e operatorëve të lëvizshëm, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara
theksoi se këto masa janë në shkelje të të drejtave dhe në papajtueshmëri të
plotë me standardet ndërkombëtare. “Parlamenti duhet të marrë parasysh
miratimin e një legjislacioni, i cili do të impononte kufizime në pushtetin
arbitrar të autoriteteve për të bllokuar internetin dhe komunikimit e operatorëve
të lëvizshëm”, deklaroi z. Kaye.

 

Në përfundim, z. Kaye shprehu gadishmërinë e tij për të punuar më tej me
qeverinë turke për të përmirësuar mjedisin ligjor dhe politik për të drejtat themelore
të njeriut.

 

“Turqia ka ruajtur një dialog të mirë dhe të hapur me mekanizma të ndryshëm
të drejtave të njeriut. Falënderoj autoritetet për angazhimin e tyre në
diskutime dhe pres që ata të vënë në dispozicion informacionin e nevojshëm për
shqetësimet e ngritura nga unë”, theksoi z. Kaye.

 

Eksperti, i cili vizitoi Turqinë me ftesë të qeverisë, do
të përgatisë një raport për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në të cilin do
të përfshihen të gjitha problematikat e vërejtura gjatë vizitës. Në raport do
të përfshihen dhe rekomandimet për promovimin e të drejtave dhe lirive të
shpehjes në vend. Gjatë vizitës së tij, i Dërguari Special i Kombeve të
Bashkuara zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të autoriteteve vendase,
organizatat joqeveritare, gazetarë, përfaqësues të medias, të burgosur,
aktivistë, avokatë dhe juristë.

 

* https://tr.sputniknews.com/turkiye/201611181025880492-bm-raportor-turkiye-hukumet/