Vuçiç: Ndihem çdo ditë i kërcënuar, për vete dhe familjen!

483
Sigal

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ajo që e frikëson është fakti që po i rrezikohet familja e tij se sa vetë jeta e tij. “Marr kërcënime, por nuk frikësohem për jetën time. Frikësohem për jetën e familjes time”, ka thënë Vuçiç për revistën kroate “Globus”.

“Në fillim më dukej gjithçka qesharake. Por, tani janë gjetur edhe armë. Janë gjetur njerëz të cilët tashmë janë arrestuar për vëzhgimin e banesës së vëllait tim. Ne kemi një dëshmi të gjallë, i cili ka konfirmuar se një nga këta njerëz ka thënë: ‘Do të shihni se çfarë do të ndodhë me Vuçiçin’. Dhe bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon”. Lideri i Partisë Përparimtare Serbe dhe politikani më popullor në Serbi për herë të parë haptazi ka folur në lidhje me kërcënimet serioze për sigurinë e tij.

Megjithatë ai nuk ka dashur të jap tjera detaje. “Unë jam i ndaluar të flas për të dhe policia le të bëjnë punën e tyre. A ka njerëz të cilët nuk më dëshirojnë mua të mirën? Po edhe shumë madje”, ka thënë Vuçiç me hidhërim dhe ka shtuar: “Por çfarë do të bëjmë, kjo është Serbia! Por, cilin nuk e kemi vrarë ne, nga tanët. Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë. Karagjorgjen, Miloshin… në fund edhe kryeministrin Gjingjiç”.