Biseda telefonikeTsipras-Rama: Retorika nacionaliste dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve

413
Sigal

Kryeministri grek Aleksis
Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Edi
Rama. Kështu ka raportuar pak më parë televizioni shtetëror grek “ERT”. Sipas
inofrmacioneve paraprake, biseda telefonike është kryer me kërkesë të
kryeministrit shqiptar. Dy udhëheqësit kanë theskuar rëndësinë e përforcimit të
marrëdhënieve dypalëshe, për interes të dy popujve, por edhe të rajonit në
tërësi. Kryeministri Tsipras i ka dhënë rëndësi faktit që pala greke mbetet e
angazhuar në këtë përpjekje, por ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe
retorika nacionaliste në rritje minojnë konsolidimin e një klime të mirëbesimit
të nevojshëm për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe. Në të njëjtën kohë, ai ka
vënë në dukje nevojën për të gjeneruar me hapa konkretë rezultate konkrete në
bashkëpunimin mes dy vendeve, fakt për të cilin Greqia ka nisur një seri
iniciativash. Tsipras ka theksuar gjithashtu se mbrojtja e të drejtave të
pakicave etnike greke përbën një çështje kryesore për marrëdhëniet midis dy
vendeve, por edhe një kusht themelor për ecurinë europiane te Shqipërisë.