Mario Draghi shpallet kryeministër i ri i Italisë

139
Sigal

Mario Draghi u emërua nga Presidenti i Republikës , Sergio Mattarella si kryeministri i Italisë pas një takimi të zhvilluar këtë mëngjes në Quirinale ku ai i komunikoi vendimin.

”Prof Draghi rezervoi të drejtën për të pranuar “,- është deklarata e Quirinale lexuar nga sekretari i përgjithshëm Ugo Zampetti lëshuar pas një orë bisedë midis Mattarella dhe Draghi.

Lëvizja 5 Yje është e ndarë, jo të gjithë ndajnë linjën e partisë për të mos mbështetur ekzekutivin e ri.

“Ne jemi për një qeveri teknike, nuk do të votojmë për Draghi”, thotë lideri politik Vito Crimi .

Por shumë nga anëtarët nuk janë dakord sepse duhet të mendosh për vendin. Dhe deputetja Dalia Nesci e Parole Guerriere vëren: “Për të thënë jo, ju duhet një alternativë”. Në 15 do të ketë përballje në një asamble të grupeve parlamentare 5S që premton të jetë e vështirë.