Britani/ Përmbytjet dhe shkatërrimet ‘biblike’, Johnson bashkohet në pastrimin e vendit

555
Sigal

Kryeministri Boris Johnson ka mbërritur në Derbyshire, një nga qytetet e goditura nga përmbytja.

Zona të ndryshme të Britanisë u kapluan nga kaosi, pasi u gjet trupi i një gruaje i rrëmbyer nga ujërat e përmbytjes, shoferët u bllokuan në makinat e tyre dhe njerëzit u detyruan të flinin në një qendër tregtare gjatë natës, raporton Dailymail.

Johnson ndoqi një konferencë të mbajtur nga personeli i urgjencës, duke përfshirë anëtarët e Shërbimit të Ambulancës Midlands East, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Derbyshire në Stacionin Policor Matlock, kur arriti në Midlands për të parë parashikimin e motit.

Ai takoi disa prej oficerëve të policisë që kishin ndihmuar gjatë përmbytjes.

Në fjalën e tij gjatë takimit, kryeministri tha: ‘Ju duhet të keni qenë në emergjencë gjithë ditën. Faleminderit shumë. Mbaj mend Whaley Bridge, ju bëtë një punë të mahnitshme. Absolutisht fantastike. Ndihem shumë i trishtuar për fatalitetin këtë mëngjes ‘.

Gjatë vizitës së tij në Matlock, Johnson ndihmoi në pastrimin e ujit nga përmbytja brenda një dyqani optik. Ai i tha stafit: ‘Ju jeni me fat që asnjë prej produkteve tuaja nuk është dëmtuar’.