Maqedonia e Veriut e nis majin me katër viktima nga COVID-19

298
Sigal

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1494, prej të cilëve 606 raste janë aktive.

Gjithsej 69 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 807.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 81.