Makina e Policisë përplas autobuzin e nxënësve, 21 të plagusur nga aksidenti në Kosovë

505
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Graçanicë të Kosovë ku një makinë e policisë është parplasur me një autobus që po transportonte nxënës.

Sipas zëdhënëses së Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti  nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona.

Ahmeti ka thënë se deri tani është nevojitur dhe është ofruar ndihmë mjekësore për 21 persona.

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të saj.

Deklarata e Florie Ahmetit:

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksidentr trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.