Luftë ndaj ISIS, Britania e Madhe nis sulmet e para ajrore

616
Avionët RAF Tornado kryen sulmet e para kundër Shtetit Islamik në Siri, konfirmoi Ministri i Mbrojtjes.
4 avionë u nisë nga Qipro, pak pasi deputetët miratuan bombardimet ndaj ISIS.
Sulmet fokusuan 6 objektiva në një fushë nafte të konstrolluar nga militantët e Shtetit Islamik në lindje të Sirirsë, shkruan BBC.
Një ditë më parë (2 dhjetor) deputetët votuan me 397 vota pro që Mbretëria e Madhe të niste aksionin në Siri, pas 10 orësh debat në Dhomën e Komunave. 223 vota ishin kundër nisjes së aksionit.
Dy nga katër avionët, tani janë rikthyer në bazë. Ministri i Mbrojtjes konfirmoi se ky ishte “sulmi i parë në Siri”.


Sigal