Ligji i ri në Rusi i rrezikon kandidimin në zgjedhjeve kritikëve të Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të premten ligjin që ndalon anëtarët e organizatave “ekstremiste” të kandidojnë në zgjedhje, një veprim që aleatët e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny thonë se synon t’i pengojë ata nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Miratimi i ligjit të ri nga Putin vjen disa ditë para se gjykata të vendosë nëse do të shpallë të paligjshëm fondacionin e Navalny dhe grupe të tjera rajonale të fushatave anti-korrupsion me arsyetimin se ato janë ekstremistë.

NOA

Ligji ndalon anëtarët ose krerët e grupeve të deklaruar ekstremistë të kandidojnë në zgjedhjet e të gjitha niveleve për periudha që variojnë nga tre deri në pesë vjet.

Nëse Rusia shpall zyrtarisht Fondacionin Antikorrupsion të Navalny dhe grupet e tjera rajonale si ekstremiste, autoritetet do të fitojnë fuqinë zyrtare për të burgosur aktivistët dhe për të ngrirë llogaritë e tyre bankare. Seanca e ardhshme gjyqësore në këtë çështje është caktuar më 9 qershor.

Navalny ndërkohë ndodhet në burg për shkelje të lirisë me kusht në kohën kur u dërgua në Berlin për tu kuruar nga helmimi me agjentin nervor Noviçok, gjë për të cilën ka akuzuar Kremlinin.