Flijimet misterioze në Shqipëri/ Karamuça: Rastet, akte okulte të lidhura me grupe të fshehta dhe sadiste

219
Sigal

Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça në edicionin e pasdites në Syri.Tv ka folur për disa ngjarje të vdekjes që kanë tronditur vendin tonë që kanë brenda mister pasi nuk i jepet një përgjigje konkrete arsyes së flijimit.

Sipas tij në harkun kohor brenda 1 viti janë regjistruar 3 ngjarje me 4 viktima që në periudhën e fundit të jetës së tyre kishin ndjekur disa sekte fetare.

‘Duke u nisur nga simbolet e gjetur në trupat e viktimave ne arrijmë të kuptojmë që këto nuk janë thjesht vetë sakrifikim por janë akte okulte që janë të lidhura me një grup të fshehtë dhe sadist që për fatin e keq kanë kohë që operojnë në Shqipëri.’

‘Në Shqipëri ka pasur shumë denoncime për abuzime të fëmijet dhe kryesisht te vajzat e reje që kishin pasur tentativa të vazhdueshme për vetëvrasje të pa shpjegueshme pasi kishin frekuentuar disa sekte të besimit që nuk janë tradicionale në vendin tonë.’

‘Akoma në policinë e shtetit nuk ka një strukturë të posaçme që heton dhe ndjek raste të tilla. Policia e shtetit ka dështuar në këto raste që po shqetësojnë shumë shoqërinë dhe në dijeninë tim nuk është thirrur asnjë specialist të këtyre fushave që vijnë nga shkencat teologjike ose nga besimi pasi në Itali ekziston një qasje shumë efektive mbi këto fenomene që përbëhet nga pedagogët, priftërinjtë dhe specialistë të tjerë që merren me parandalimin e këtyre akteve.’

‘Vendet në europë kanë manuale specifike nga policitë e vendeve dhe legjislacioni është shumë i përparuar për zbulimin e këtyre veprave kulte dhe dënimin e tyre. Këto raste kanë sjellë manale që identifikohen format se si këta persona rekrutohen, ku zakonisht bien preh zakonisht grupet vurnerable.’

Sipas ekspertit Karamuça personat që janë në probleme emocionale, ekonomike ose që kanë ardhur nga rrethet dhe kanë vështirësi për tu përshtatur me Tiranën janë grupet që tentohet të rekrutohen nga drejtuesit e sekteve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe siç është Dark web dhe Deep web.