Lajm i fundit/ Ndërron jetë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Madeleine Albright, the 64th Secretary of State, was the first female to hold the office and is the highest ranking female government official in the history of the United States. (Photo by © Wally McNamee/CORBIS/Corbis via Getty Images)

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-sekretarja amerikane e shtetit nën administratën Klinton, Madeleine Albright. 

Albright ishte e para grua që mbajti postin e Sekretares së Shtetit.

Sigal

Madeleine Albright ka qenë figurë kryesore e administratës së Presidentit Bill Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadorja amerikane në OKB, përpara se të bëhej Sekretare Shteti.

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, këmbënguli që aleanca të ndërhynte në Ballkan, kërkoi të ndalej zgjerimi i armëve bërthamore dhe luftoi për të drejtat e njeriut dhe demokraci në të gjithë botën.