Mbledhja e Krysisë pas dorëheqjes së Bashës, Bushati: Si hap të parë të heqim fortifikimin e selisë. Kryefjalë duhet të jetë bashkimi

134
Sigal

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka propozuar në mbledhjen e sotme të kryesisë që fillimisht selia blu ti kthehet normalitetit, duke u zhveshur nga fortifikimet.

Deputeti Bushati thotë se bashkimi i partisë duhet të jetë kryefjala. Vetëm të bashkuar ka thënë ai, mund të jemi më të fortë dhe garues.

“Bashkimi o te duhet  te jete kryefjala jone, jo vetëm ne retorike por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin ne një debat konstruktiv ne një bashkëpunim te te gjithë flukseve. Si sinjal te pare unë propozoj dhe do dëshiroja qe ti kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal te pare te rikthimit ne normalitet. Vetëm të bashkuar do te mund te jemi te forte dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohe për te humbur, zgjedhjet  janë shume afër. Prandaj te gjithë ne do duhet te japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet te tregojmë pjekuri”, tha Bushati.