Pritet të largohet nga Liverpool, Salah drejt kalimit tek skuadra ‘big’ në Serie-A

149
Sigal

Futbollisti egjiptian Mohamed Salah çuditërisht mund të largohet nga Liverpool një vit para se t’i skadojë kontrata dhe të vazhdojë karrierën e tij futbollistike te Juventusi, shkruan italiania “La Gazzetta dello Sport”.

Media italiane deklaron se paga e Salah është problemi më i madh në këtë transferim të mundshëm, edhe pse Juventusi do të mbush arkat në fund të këtij sezoni, pasi ylli më i madh i skuadrës, Paulo Dybala do të largohet.

Drejtuesit e klubit torinez kanë vendosur të vënë Vlahovicin në qendër të projektit dhe për këtë arsye hoqën dorë nga Dybala.

Kontrata e Salah me Liverpool-in është në fuqi deri në vitin 2023 dhe bisedimet për nënshkrimin e një të reje nuk kanë përparuar muajt e fundit dhe Juventus ka bërë kontakte paraprake me agjentët e tij në lidhje me këtë.

Gazzetta shkruan se realizimi i këtij objektivi nuk do të jetë i lehtë sepse Salah fiton 11 milionë euro në sezon te Liverpool. Megjithatë, Juventus duket se do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me egjiptianin dhe mekanizmat për të arritur janë të qarta për drejtuesit e klubit.