Kurti prezanton emrat e ministrave në qeverisjen e tij, heq dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme

516
Sigal

Lideri i LV-së, Albin Kurti ka njoftuar se ka tentuar që të takohet pas seancës konstituive me të parin e LDK-së, Isa Mustafën, mirëpo, thotë se një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Përmes një video mesazhi që Kurti ka publikuar në Facebook, bëhet e ditur se pas seancës nuk iu mundësua një takim me liderin e LV-së, Isa Mustafën.

“Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, deklaron Kurti.

Lideri i LV-së ka bërë thirrjë që të fillohet puna për krijimin e qeverisë.

Rrjedhimisht, Kurti ka bërë të ditur se edhe në takimin e sotëm që do të mbajë me presidentin Hashim Thaçi do të shkojë pa marrëveshje për koalicion.

Kurti ka propozuar sot edhe emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti ka njoftuar se kanë zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë ndërkaq ka propozuar Rozeta Hajdarin.

Arben Vitia ndërkaq është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Nga të gjitha këto ndarje i bie se Ministria e Punëve të Brendshme nuk është përmendur se do të udhëhiqet nga VV. Nga kjo del të kuptohet se kjo ministri do të udhëhiqet nga LDK-ja edhe pse kishin mosmarrëveshje për këtë ministri.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.