Kukan: Rama dhe Vuçiç të ulin tensionet, vizita hap i rëndësishëm

540
Sigal

Një mesazh i ri në lidhje me marrëdhëniet Serbi-Shqipëri ka ardhur nga Brukseli, pak ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan ka thënë për të përditshmen serbe “Danas” se dy liderët duhet ta përdorin retorikën e tyre në mënyrë më të përgjegjshme, duke mos lënë pa vlerësuar edhe faktin që vizita e kryeministrit Rama në Serbi është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet midis 2 vendeve.

I pyetur nëse retorika e Ramës në lidhje me Kosvën e pavarur mund të konsiderohet një skandal diplomatik, Kukan është përgigjur: “Në këtë kontekst, unë mendoj se është e nevojshme që çështjet e ndjeshme midis Serbisë dhe Shqipërisë të zgjidhen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi.”

Kukan shtoi se  Rama e Vuçic duhet të përdorin ‘udhëheqjen dhe urtësinë e tyre’ për t’i dhënë një shtysë të re përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve dhe për të reduktuar tensionet e ndezura javëve të fundit.