Kujdes, Instagram tani tregon nëse bëni ‘screenshot’

520

Pritet të bëhet edhe më e vështirë ta ‘ngacmoni’ dikë në mënyrë sekrete në Instagram.

Sigal

Aplikacioni në pronësi të Facebook ka filluar testimin e një veçorie e cila i lejon ndjekësit tuaj ta dinë nëse i keni bërë screenshot storjes së tyre.

Veçoria e frymëzuar nga Snapchat pritet të lancohet shumë shpejt në aplikacionin për fotografi dhe aktualisht është duke u testuar në Japoni.

Kjo vjen pas lajmeve se Instagram ka lansuar një vegël e cila i lejon ndjekësit ta dinë saktë se sa shumë keni qëndruar në aplikacion.

Aplikacioni tani do t’i paralajmërojë përdoruesit nëse screenshot-i i tyre në një storje do të rezultojë në një njoftim shqetësues.

Përdoruesit do të kenë një ‘screenshot falas’ dhe më pas do të shohin një paralajmërim që thotë se ndjekësit do t’i dërgohet njoftim për çdo screenshot të ardhshëm.

Instagram tashmë dërgon njoftime nëse dikush e bën screenshot një mesazh privat.