Kosovë, konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

284
Sigal

Në 24 orët e fundit Kosova ka konfirmuar të paktën 14 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 1.003 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve.

Në bazë të njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, është mësuar se Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK në 24 orët e fundit ka testuar 208 mostra, prej të cilave 14 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).”– thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe tre persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 722 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërsa deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi të paktën 29 persona që prej fillimit të pandemisë.