Tentoi të grabiste banesën, arrestohet shqiptari në Austri

38
Sigal

Një hajdut shqiptar është kapur në flagrancë nga banori i një banese në Wels të Austrisë.

Banori 65-vjeçar ka parë hajdutin rreth orës 17:00 kur po qëndronte në tarracë. Ai thirri menjëherë policinë dhe autori i dyshuar u arrestua gjatë kontrollit.

45-vjeçari shqiptar pas marrjes në pyetje, u dërgua në qendrën e ndalimit të policisë. Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.