Përleshje mes dy grupeve në Greqi, plagoset adoleshenti, arrestohet një 17-vjeçar shqiptar

71
Sigal

Një minoren shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi akuzohet se ka plagosur një adoleshent grek.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Arbër Muçaj, i cili bashkë me një djalë tjetër, të identifikuar si Nikolas Kolias kanë tentuar të grabisin një grup të rinjsh, pjesë e të cilëve ishte edhe i riu që mbeti i plagosur, Jorgo Akrivio.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Akropolit. Sipas mediave greke, pasi u kanë marrë telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, shqiptari dhe shoku i tij i kanë sulmuar të rinjtë me thikë.

Për pasojë, Akrivio ka marrë katër plagë në qafë dhe bark. Adoleshenti ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa shqiptari është vënë në pranga. Kolias dhe grupi tjetër i të rinjve kanë vënë në pranga.