Situata politike në vend, përfundon takimi i Presidentit Meta me ambasadorët

299
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe ka zgjedhur rreth 60 minuta.

Takimi ka nisur në orën 11:00, pasi Meta ka mbyllur takimin me drejtuesit e opozitës dhe ka përfunduar rreth orës 12:30.

Në takim ku ka qenë edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca është diskutuar për situatën politike, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të ketë edhe detaje nga këto biseda.

Më herët ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pasur një takim me këshilltarët e Presidentit.