“Teatri është i të gjithëve”, Budina me lot në sy: Më tërhoqen zvarrë, se harroj kurrë këtë

473
Sigal

Regjisori Edmond Budina në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Policinë ka treguar sërish se atë e kanë tërhequr zvarrë. Ai u shpreh se këtë gjë nuk e harron kurrë dhe i bëri thirrje Ramës dhe Lleshajt, që të tërhiqen.

Budina u shpreh se Teatri Kombëtar do të jetë varreza e të gjithë atyre që kanë bërë krime dhe turpe në këtë vend.

“Teatri është shtëpia e të gjithë shqitparëve, ne kërkojmë që të ketë Teatër. Ata na përçanë, ishin forca të shumta policie. Ne ishim 5 veta, dhe nuk ishim të mbrojtur nga askush. Më tërhoqen zvarrë, nuk e harroj kurrë këtë gjë. I bëj thirrje Edit dhe ministrit të Brendshëm, të mos tentojnë të shkatërrojnë këtë vlerë të jashtëzakonshme kulturore. Ky është fundi i demokracisë shqiptare, ky është një regjim fashist, populli duhet të ngrihet i gjithë në këmbë, Teatri duhet të jetë varreza e të gjithë këtyre që bëjnë këto turpe”, tha Budina.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen.