Kamioni me 39 viktima në Britani, zbulohen detaje të tjera, identifikohet shoferi

699
Sigal

Detaje të tjera kanë dalë në pah pas ngjarjes së rëndë, ku 39 persona u gjetën të vdekur brenda një kamioni.

Mediat vendase kanë publikuar fotot të shoferit 25-vjeçar, Mo Robinson, i cili jeton në Irlandën e Veriut. Mësohet se ai ishte larguar nga shtëpia e tij, në një fshat të vogël afër Portadown, në fundjavë për të marrë kamionin nga porti i Purfleet.

25-vjeçari është arrestuar nga Policia vendase, pasi akuzohet për vrasje të 39 personave, mes tyre edhe të një adoleshenti. Robinson postonte vazhdimisht foto në rrjetet sociale, ku dukej edhe kamioni.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të sotëm në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e “pasagjerëve”.