Koronavirusi, shkon në 630 numri i viktimave në Kinë, mbi 31 mijë të infektuar

415
TOKYO, JAPAN - JANUARY 31: A passenger receives a temperature check before taking a flight bound for Wuhan at Spring Airlines' check-in counter at Haneda airport on January 31, 2020 in Tokyo, Japan. The Chinese government arranged a charter flight operated by Spring Airlines for tourists from Wuhan to return to the city first time since the center of the outbreak of a new coronavirus has been under lockdown. The number of those who have died from the Wuhan coronavirus, known as 2019-nCoV, in China climbed to over 213 on Friday and cases have been reported in other countries including the United States, Canada, Australia, Japan, South Korea, India, the United Kingdom, Germany, France and several others. (Photo by Tomohiro Ohsumi/Getty Images)
Sigal

Koronavirusi në Kinë po merr me qindra jetë njerëzish, ndërsa të prekur brenda Kinës dhe jashtë saj janë konfirmuar mbi 31 mijë të prekur, por numri i të vdekurve ka shkuar në 630.

Sipas mediave të huaja, ditën e sotme numri i viktimave nga Koronavirusi në Kinë ka arritur në 630, një numër relativisht i lartë. Ndërsa të infektuar janë mbi 31 mijë njerëz në disa vende të botës.

Ky virus që po përhapet me ritme shumë të shpejta ka përfshirë nga paniku edhe vende të tjera nëpër botë, pasi sipas ekspertëve është një ndër viruset që përhapet lehtë dhe shpejt nga njeriu në njeri.

Për shkak të këtij virusi ka humbur jetën edhe mjeku oculist që denoncoi i pari rastin e përhapjes së këtij virusi në Kinë.

Dy bebe të porsalindura në Wuhan, Kinë, janë infektuar me koronavirus, sipas transmetuesit shtetëror të Kinës CCTV. Foshnja më e vogël u diagnostikua pas 30 orëve që kishte ardhur në jetë.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 28 mijë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufijtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.