Sigal

Mesa duket miti i shqiptarit që të vret e vjedh është rikthyer sërish në Itali.

Të paktën këtë të lë të kuptosh rasti i fundit i kronikës në Italinë fqinje, atje ku një 33 vjeçar zhvaste ish të dashurën e tij 29 vjeçare duke e kërcënuar se nëse nuk i jepte paratë që kërkonte, ai do të “thërriste shqiptarin… dhe ajo e dinte se çfarë do të ndodhte pastaj”.

Kërcënimi i 33 vjeçarit italian ishte i atillë se “shqiptari” do të vinte për të lënduar të renë dhe familjen e saj.

Kanë kaluar disa kohë dhe mjaft para të zhvatura, që më në fund 29 vjeçarja të bindej nga familja për të bërë denoncimin në polici. Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Parmës dhe hera e fundit që ish të dashurit janë takuar ka qenë dhe momenti kur italiani që “thërriste shqiptarët” është prangosur.

Karabinierët kanë shkuar së bashku me të renë gjatë shkëmbimit të parave dhe e kanë prangosur në momentin kur 29 vjeçarja po i jepte “haraçin” italianit 33 vjeçar.

Plot 5 mijë euro kishte zhvatur italiani përmes këtij kërcënimi.