Sigal

Një veprim skandaloz ka bërë sonte gjyqtari i ndeshjes Valencia-Juventus. Nxori me karton të kuq Ronaldon në minutën e 29-të të pjesës së parë. Të gjithë prisnin shpërthimin e portugezit Ronaldo me Juventusin në ndeshjen e parë në Champions League, por gjyqtari nuk e la të luante.

Një rast tejet i diskutueshëm, pas një përplasje në zonë me një prej mbrojtësve të Valencias, ka bërë që gjyqtari ta ndëshkojë me kartoni e kuq. Nga përsëritjet e pamjeve duken haptazi se Ronaldo nuk ka bërë asnjë shkelje e cila mund të dënohej me karton të verdhë e jo më të kuq.

Portugezi shpërtheu në lot, por as kjo se bërë gjyqtarin të ndryshonte mendje.