Koronavirusi/ Mbi 290 mijë viktima dhe 4 342 848 të infektuar në mbarë botën

253
Sigal

Mbi 290 mijë viktima dhe 4 342 848 të infektuar, ky është bilanci i deritanishëm i koronavirusit në botë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve nga Covid 19.

Britania e Madhe dhe Italia janë vendet e tjera më të prekura nga fatalitetet nga koronavirusi.

Megjithatë krahasimet janë shumë të vështira për shkak të metodave të ndryshme të aplikuara nga shtetet për të raportuar të dhënat e tyre.

Mungesa e testimeve dhe problemet në shumë vende mund të fshehin gjithashtu shkallën e vërtetë të përhapjes së pandemisë.