VIDEO/ Australi, tragjedia e 150 balenave të bllokuara në det, garë për të shpëtuar 15 prej tyre

671
Një garë kundër kohës për të shpëtuar balenat e ngecura në brigjet australiane të Hamelin Bay, në Australinë Perëndimore.

Të paktën 135 nga 150 balena kanë ngordhur, por personeli i departamentit të Parqeve dhe Faunës së egër po bën gjithçka që ekzemplarët e mbijetuar të kthehen në ujë.

Balenat-pilot, që jetojnë në ujërat tropikale dhe subtropikale, shpesh lëvizin në grup dhe kur humbin drejtimin përfundojnë të gjitha të ngecura në brigjet e detit.

Motivet e bllokimit të tyre nuk janë akoma të qarta dhe ka shumë teori për këtë. Numri më i madh në Australi i balenave të bllokuara në det ka ndodhur në 1996, kur 320 balena pilote përfunduan në Dunsborough. Vetëm 20 prej tyre arritën të shpëtojnë.

150 balenat e ngecura në Hamelin Bay, rreth 315 kilometra ne Jug të Perth, janë zbuluar nga një peshkatar, i cili ka dhënë alarmin për peshkaqenët, me frikën që grabitqarët do të tërhiqen nga trupat e mbetura të balenave në breg të detit.
Sigal