Konflikti Rusi-Ukrainë, BE vendos masa kufizuese ndaj 8 zyrtarëve të tjerë rusë

55
Sigal

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të tjera ndaj zyrtarëve rus në lidhje me aneksimin e gadishullit të Krimesë.

“Masa kufizuese janë vendosur për tetë individë të tjerë, për mbështetjen aktive të veprimeve dhe zbatimin e politikave që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, k bërë me dije për mes një njoftimi për mediat Këshilli Evropian.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në lidhje me integritetin territorial të Ukrainës, tashmë janë ngrirë asetet e 185 individëve dhe 48 njësive.

Atyre i është ndaluar, gjithashtu, udhëtimi në BE. Përveç kësaj, BE-ja ka vendosur edhe sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

Masat e fundit drejtohen kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të sigurisë, që zbatojnë ligjin rus në Krime dhe qytetin Sevastopol